Po lind një "Champions League" e re!

Katari ka propozuar krijimin e një ligë të madhe të futbollit botëror. Shteti i pasur aziatik është drejt krijimit të një ligë me skuadrat më të fuqishme në botë, liga e cila do të luhet në Katar, çdo 2 vjet. Skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Milan, Liverpool, Manchester United, Arsenal, Manchester City, PSG, Chelsea e plot skuadra të tjerë pritet të jenë pjesë e kësaj gare. Propozimi është që në këtë garë të jenë 24 skuadra të mëdha nga tërë bota, 16 pritet të jenë nga Evropa ndërsa 8 të tjera nga kontinentet tjera. Fitimet e kësaj gare pritet të jenë marramendëse pasi që Liga do ti ofroj secilës skuadër për pjesëmarrje nga 175 milion funta. Liga do të quhet "Dream Team Football League". Kjo ligë e madhe mund të filloj aventurën e parën në vitin 2015./Indeksonline/