Barcelonë Express: Për 29 minuta katër gola (video)

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në derbin e Katalonisë kundër Espanyolit me rezultat 4:0. Të gjitha golat u shënuan për 29 minuta lojë në pjesën e parë, duke dëshmuar edhe një herë forcën e papërballueshme të Barçës. Serinë e golave e hapi Xavi në minutën e 10, për ta vazhduar Pedro me dy gola (min 16 dhe 27). Golin e katërt e shënoi Lionel Messi një minutën e 29 nga penalltia. Pas 18 javësh në Primera Division, Barcelona e ruan epërsinë prej 16 pikësh kundrejt Real Madridit në vendin e tretë. (ORAinfo)