UniKKatil: Shtyva tri herë biletën e aeroplanit, s’dojsha me u kthy

Ishte një person i cili pas disa viteve bëri që stadiumi i Prishtinës të mbushej plot njerëz. Kësaj radhe jo me tifoz futbolli, por me adhurues të reperit. Askush, madje as reperët e huaj nuk arritën atë që bëri Viktor Palokaj – UniKKatil. Pothuajse të gjitha këngët i këndoi bashkë me 20 000 adhurues të tij në stadium. “ Fjalët nuk munden me e përshkru vizitën në Prishtinë. E jo vetëm në Prishtinë po vizitova çdo rajon e qytet të Kosovës, e po ashtu edhe Shqipërinë, Malin E zi, Kroacinë, Gjermaninë, Zvicrrën e çdo send që e kom përjetu për shkak të shqiptarëve nga k’to rajone ka qenë fenomenale. Aq fenomenale sa që e kom shty biletën e aeroplanit tri herë për shkak se thjeshtë nuk dojsha me u kthy”, ka thënë UniKKatil për Express. Sipas tij, përkrahja e miqve, familjarëve dhe fansave është arsyeja e suksesit të tij./Indeksonline/